Arrestohet zyrtari i Gjykatës në Pejë, Zenel Hoxha dyshohet për ryshfet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohet zyrtari i Gjykatës në Pejë, Zenel Hoxha dyshohet për ryshfet

    Insajderi
    24 November 2022 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hetimi disa mujor i Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë ka rezultuar me identifikimin e një personi, i cili ka qenë objekt hetimi nën dyshimet se ka kryer veprën penale “marrje ryshfet”. Bëhet fjalë për një referent të lartë në Gjykatën Themelore të Pejës, i cili është arrestuar sot dhe tashmë i është caktuar masa e ndalimit.

    Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Zenel Hoxhën, 63-vjeçar, i cili është referent për regjistrimin e lëndëve jokontestimore, trashëgimore dhe vërtetimin e certifikatave me vulën e vërtetësisë pranë Gjykatës Themelore në Pejë, raporton Sinjali.

    Ai po dyshohet se është inkriminuar në veprën penale “marrje e ryshfetit”, në rastin kur nga një qytetar ka pranon një sasi të hollave.

    Pas shoqërimit në Polici, i dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës dhe më pas ndaj tij është lëshuar vendimin mbi ndalimin policor prej 48 orësh.

    Ndërsa i dyshuari i dytë D. Sh. për veprën penale “dhënie e ryshfetit” nuk është intervistuar, pasi që i njëjti dyshohet se gjendet duke punuar dhe jetuar në Gjermani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark