Arrestohet zyrtari policor i dyshuar për trafikim me qenie njerëzore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet zyrtari policor i dyshuar për trafikim me qenie njerëzore

    Insajderi
    24 August 2016 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës arreston katër persona të dyshuar të involvuar në vepra penale. Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), pas një pune operative hetimore njëvjeçare, bazuar në informatat dhe provat që kishin siguruar, më datë 16.08.2016 kanë realizuar një operacion policor në Prishtinë, si dhe me datën 22.08.2016 ka vazhduar i njëjti  operacion policor në Mitrovicë-Jugu,  i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar dhe identifikimin e një viktime të trafikimit me qenie njerëzore.

    “Katër personat e dyshuar janë vënë nën pranga nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz, shërbime seksuale të viktimës së trafikimit, mbajtje në pronësi-kontroll të armës pa leje dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, njofton Policia e Kosovës.

    Si rezultat i punës hetuesit policor kanë arritur të lokalizojnë vendqëndrimin e viktimës – shtetase e Republikës së Kosovës, e cila ishte mbajtur nën kontroll të plotë nga  të dyshuarit – po ashtu shtetas të Republikës së Kosovës.

    Të dyshuarit, tashmë të arrestuar, me qëllim përfitimi personal, e kanë detyruar viktimën të kryente  shërbime seksuale me persona të ndryshëm me pagesë, kurse i dyshuari  i tretë është  arrestuar për veprën penale shërbime seksuale të viktimës së trafikimit, ndërsa i dyshuari  i katërt – zyrtar  i policisë,  pas  hetimeve te përbashkëta me Inspektoratin Policor (IPK), është arrestuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Personat e arrestuar janë:

    1. K. (1984) (M )Sh/Kosovar
    2. M. (1972) (M) Sh/Kosovar
    3. R. (1975) (M) Sh/Kosovar
    4. J. (1976) (M) Sh/Kosovar

    Njësitet relevante policore me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë kanë bastisur edhe dy lokacione pronë e të dyshuarit të dytë, me qëllim të  mbledhjes së  evidencave të nevojshme për rastin ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:

    Katër fishekë të kalibrit 9mm.

    Pajisje për pastrimin e armës.

    Tri fletore me shënime në lokalin e të dyshuarit

    Një telefon mobil.

    Lidhur me rastin është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe në prezencë të tij është intervistuar viktima, e cila është trajtuar sipas procedurave standarde për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave. Po ashtu për  rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit pranë Prokurorisë Themelore – Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë,  dhe me vendim të tij të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark