​Arrihet konsensusi në KiE, ndalohet eksporti i naftës ruse në BE - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ​Arrihet konsensusi në KiE, ndalohet eksporti i naftës ruse në BE

    Insajderi
    31 May 2022 - 09:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liderët e BE-së kanë arritur marrëveshje për sanksionet, marrëveshje kjo e cila përfshin një embargo ndaj importeve të naftës nga Rusia.

    Ata ranë dakord pak para mesnatës duke vendosur për paketën e gjashtë të sanksioneve ndaj Kremlinit, si pasojë e sulmit rus në Ukrainë.

    Burimet diplomatike të BE-së që ndjekin bisedimet thonë se situata e konsensusit mbi sanksionet është “e ndërlikuar, por për të parë dritën në fund të tunelit”.

    Në fillim të takimit, presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky, iu drejtua liderëve të BE-së me një video-lidhje, fjalim i cili la përshtypjen se gjithçka mund të kthehej në një dështim që do të kishte pasoja dhe do të evidentonte një përçarje domethënëse brenda Bashkimit Evropian.

    Por ishte presidenti i Këshillit Evropian, belgu Charles Michel, i cili tha se kanë arritur marrëveshjen për të ndalur eksportin e naftës ruse në Bashkimin Evropian.

    “Kemi arritur marrëveshjen për të ndaluar eksportin e naftës ruse në Bashkimin Evropian. Ky ndalim përfaqëson 2/3 të importeve të naftës nga Rusia, diçka që i shkurton dukshëm burimet e financimit të luftës”, deklaroi ai në Twitter.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark