Vendet e OPEC-ut, organizatës së vendeve që eksportojnë naftë, kanë arritur marrëveshje për të reduktuar prodhimin për 1.2 milion fuçi në ditë
Kjo është rreth 3 për qind e prodhimit të organizatës dhe do ta sjellë prodhimin total në 32.5 milionë fuçi në ditë
Marrëveshja e 30 nëntorit shihet si përpjekje për të rritur çmimet e naftës, duke reduktuar mbifurnizimin
Presidenti i OPEC-ut, Mohammed Bin Saleh Al-Sada, tha se marrëveshja do të hyjë në fuqi nga janari.
Pas lajmit, çmimet e naftës së papërpunuar janë rritur për 8-9 përqind, njofton rel.
Marrëveshja është e para e tillë nga OPEC-u qysh në vitin 2008.