Arrihet marrëveshja për reformën në drejtësi në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrihet marrëveshja për reformën në drejtësi në Shqipëri

    Insajderi
    20 July 2016 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediet rreth orës 14:00 për të njoftuar arritjen e një marrëveshjeje për reformën në drejtësi.

    Basha tha se marrëveshja është arritur në bazë të një formulimi të propozuar nga Komisionari Hahn për rolin e ndërkombëtarëve në procesin e vendimmarrjes.

    “Sapo kam përfunduar një komunikim intensiv me partnerët amerikanë dhe evropianë. Pas komunikimit më të fundit të rakorduar nga komisionari Hahn, roli i misionit ndërkombëtar do të jetë rekomandues, ndërsa vendimmarrja tërësisht në duart e shqiptarëve”, tha Basha.

    Basha këtë e konsideronte si “fitore të parimeve të Partisë Demokratike”.

    “PD zhvilloi një betejë të gjatë dhe këmbëngulja e saj pati rezultate pozitive”, tha Basha.

    Sipas kreut të demokratëve, kjo marrëveshje është mbyllja me sukses e një procesi në përputhje me Kushtetutën dhe rekomandimet e Venecias, raporton TCh.

    “Konkludimi në këtë mënyrë i këtyre çështjeve, të lëna si litar jashtë në negociatat e të hënës, është konkludimi me sukses i PD për një draft kushtetues në përputhje me propozimet e Komisionit të Venecias dhe bazuar mbi propozimin e zonjës Nuland. Kjo betejë ka patur dy qëllime: Kushetuetshmërinë dhe të drejtat e liritë themelore”, vijoi kreu i demokratëve Basha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark