Insajderi
Botë

Arrihet marrëveshje armëpushimi në rajonin e Luhanskut

Insajderi
23 March 2022 - 08:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrihet marrëveshje armëpushimi në rajonin e Luhanskut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një marrëveshje armëpushimit është arritur për rajonin e Luhanskut në Ukrainë, ku forcat separatiste të mbështetura nga rusët kanë nën kontroll këtë rajon, ka njoftuar guvernatori lokal.

Në një përpjekje për të ndihmuar civilët të largohen nga zonat ku po zhvillohen luftime të ashpra – është arritur një marrëveshje e përkohshme armëpushimi mes forcave ruse dhe atyre ukrainase.

Luhansku gjendet në lindje të kufijve të Ukrainës dhe është nën kontrollin e rusëve, dhe është njohur si i pavarur nga presidenti rus Vladimir Putin, pak ditë para se të fillonte pushtimin.

Ndryshe Ukraina sot ka hyrë në ditën e 28-të të luftimeve të ashpra, që po i zhvillon kundër agresorit rus që nuk ka të ndalur duke bombarduar qytetet ukrainase.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark