Arrijnë pajisjet mjekësore për QMF-të dhe Urgjencën në Prishtinë, vlera e tyre rreth 200 mijë euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrijnë pajisjet mjekësore për QMF-të dhe Urgjencën në Prishtinë, vlera e tyre rreth 200 mijë euro

    Insajderi
    06 September 2024 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 200 mijë është vlera e pajisjeve mjekësore për Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe atë të Urgjencës në Prishtinë, e cila është e ndarë në dy lloje. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku.

    Sadiku ka thënë se ky investim përbëhet nga pajisje të ndryshme mjekësore për qendra të ndryshme në kryeqytet, ndërsa pajisjet e para kanë arritur para 10 ditësh.

    “Ne kemi ndarë një buxhet që këtë vit po shfrytëzohet e që është rreth 200 mijë euro i ndarë për vlerën e pajisjeve mjekësore për Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe Qendrën e Urgjencës në Kryeqytet, e cila ka qenë e ndarë në dy llote. 150 mijë kanë qenë të dedikuara për pajisje mjekësore në qendrat e mjekësisë familjare dhe 50 mijë për Qendrën e Urgjencës në Kryeqytet. Këto pajisje kanë filluar para 10 ditësh të vijnë, me ardhjen e karrigeve stomatologjike, ku i kemi siguruar tri të tilla për QMF-në në Dardani dhe Hajvali dhe sot është ardhë shumica e materialit tjetër, e cila është e dedikuar laboratori, pajisje për mjekët familjarë dhe shumica është pajisje për stomatologji”, ka thënë Sadiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark