Shifrën për numrin e viktimave e ka konfirmuar presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa, i cili ka shtuar se më shumë se 600 persona kanë mbetur të lënduar.
Tërmeti, që goditi Ekuadorin mbrëmjen e së shtunës, është ndier deri në kryeqytetin Quito, rreth 150 kilometra larg epiqendrës së tij, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elekrtike dhe mosfunksionim të shërbimeve telefonike.
Në qytetin më të madh të vendit, Guayaquil, rrënojat u shpërndanë rrugëve dhe disa ndërtesa u rrëzuan pjesërisht.
Presidenti Correa deklaroi emergjencë shtetërore, si dhe ndërpreu udhëtimin e planifikuar për në Vatikan.
Qeveria tha se ky tërmet është më i keqi që nga viti 1979, kur600 njerëz patën mbetur të vrarë e mbi 20 mijë të tjerë të lënduar.