Të paktën 11 persona kanë mbetur të vrarë nga një shpërthim që kishte në shënjestër një autobus policie në qendër të Stambollit.
Mjeti shpërthyes i kontrolluar në distancë u shpërthye teksa automjeti po kalonte në rrugët e lagjes Vezneciler, në orën e pikut. Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e atentatit.
Fotografi të paverifikuara nëpër rrjete sociale tregojnë një automjet të shkatërruar.
Dhuna në Turqi ka eskaluar rishtazi si rezultat i tensioneve me separatistët kurd dhe konfliktit në Siri