Ka shkuar në 126 numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit që goditi ultësirat e Himalajeve mëngjesin e së martës, kanë bërë të ditur autoritetet kineze.
Ndërkohë, të paktën 188 të tjerë janë të lënduar, raporton BBC.
Punonjësit e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë të mbijetuar.
Tërmetet janë të zakonshëm në rajon, i cili shtrihet në një vijë të thyer gjeologjike, por tërmeti i së martës është një nga më vdekjeprurësit e Kinës në vitet e fundit.