Dhomat e Specializuara kanë bërë me dije se numri i viktimave pjesëmarrëse në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së është 143.
Në njoftimin e Speciales, thuhet se trupi gjykues në rastin Thaçi dhe të tjerët ka marrë vendim që tre anëtarë të njërit dëshmitar, i cili tashmë ka vdekur, të jenë pjesë e gjykimit, shkruan Gazeta Insajderi.
“Më 4 tetor 2023, Trupi Gjykues në çështjen Thaҫi dhe të tjerët pranoi kërkesën e avokatit të viktimave dhe lejoi tre të afërm të ngushtë të njërës prej viktimave, e cila ka ndërruar jetë së fundmi, që të vazhdojnë veprimin si viktima pjesëmarrëse në procedurë. Prandaj, numri i viktimave pjesëmarrëse në këtë rast tani është 143”, thuhet në njoftim.
Në parashtresë thuhet se mbrojtësi i viktimave pohon se është në përputhje me ligjshmërinë e Dhomave të Specializuara që të afërmit të vazhdojnë dëshminë e viktimave pas vdekjes.
Trupi gjykues në parashtresë bën me dije se tre familjarët e viktimës do të dëshmojnë në kushte anonimiteti. /Insajderi.org/