Arrinë në 292 numri i të vrarëve nga sulmi i ISIS-it në Bagdad - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrinë në 292 numri i të vrarëve nga sulmi i ISIS-it në Bagdad

    Insajderi
    07 July 2016 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numri i të vdekurve nga një sulm vetëvrasës në Bagdad këtë fundjavë ka arritur në 292, njoftoi të enjten Ministria e Shëndetësisë së Irakut.

    Sulmi, i cili pretendohet se është bërë nga organizata terroriste Shteti Islamik – të cilën forcat qeveritare po mundohen qe ta largojnë nga pjesët e mëdha në veri dhe në perëndim të vendit – ishte bombardimi më i madh i bërë që nga ndërhyrja e SHBA-së para 13 vitesh, raporton Reuters.

    Më shumë se 200 persona janë plagosur në një rrugë tregtare në Karrada, afër Bagdadit.

    Të enjten Ministria raportoi për 281 të vdekur por numri u rrit në 292, pasi personat që u regjistruan si të zhdukur ,më  vonë u identifikuan si të vdekur. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark