Numri i të vrarëve nga sulmi i 19 prillit në kryeqytetin afgan është rritur në 64 persona.
Kështu, numri ka arritur më shumë se dyfishin e raportuar më herët nga zyrtarët vendorë.
Po ashtu, 347 njerëz janë lënduar nga sulmet në një zyre të agjencisë kryesore të sigurisë në vend, që ndodhet në qendër të Kabulit. Shumica e të vrarëve dhe të lënduarve ishin civilë
Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili erdhi një javë pasi grupi paralajmëroi nisjen e “sezonit pranveror” të luftimeve.