Mbërrin në portin e Durrësit një nga anijet më të shpejta ushtarake amerikane.
Bëhet fjalë për USNS Trenton, një anije transporti e shpejtë ekspedite e klasës Spearhead.
Anijet e këtij klasi përdoren për të mbështetur operacionet jashtë shtetit, për të kryer ndihma humanitare dhe ndihma nga fatkeqësitë dhe për të mbështetur forcat gjatë operacioneve speciale.
Kjo anije gjithashtu ka një kuvertë fluturimi të aviacionit dhe mund të operojë në ujëra të cekëta.