Ka arritur në tre numri i personave të vdekur nga përmbytjet në Francë, deri sa në përgjithësi në Evropë numri ka arritur në 17 brenda javës.
Kryeministri francez, Manuel Valls, nuk ka dhënë detaje rreth viktimës së fundit nga përmbytjet, shkruan BBC.
Por, ministrja e Ambientit në Francë, Segolene Royal, ka thënë se frikësohet që numri i të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë se tre. Por për të konfirmuar numrin e saktë, duhet edhe disa ditë kohë./Insajderi.com