BE arrin marrëveshje që Ukrainës dhe Gjeorgjisë t`u hiqen vizat – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    BE arrin marrëveshje që Ukrainës dhe Gjeorgjisë t`u hiqen vizat

    Insajderi
    08 December 2016 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Evropian do të zyrtarizoj liberalizimin e vizave për 50 milionë ukrainas dhe gjeorgjianë.

    Zyrtarë të BE-së kanë bërë të ditur se është arritur marrëveshja për t’i dhënë fund konfliktit brenda BE-së i cili deri tash kishte penguar masat e premtuara.

    Gjatë bisedimeve të  orëve të vona ku ishin të përfshirë shtetet anëtare të BE-së dhe Parlamentit Evropian, u arrit një kompromis për një mekanizëm që mund të përdorët për të suspenduar regjimin e udhëtimit pa viza në raste emergjente.

    Ky mekanizëm është kusht paraprak për heqjen e vizave për këto Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

    Dy ish-republikat sovjetike janë duke kërkuar të distancohen nga Moska dhe të afrohen me Perëndimin. Pritet që Parlamenti Evropian të votojë për këtë çështje javën e ardhshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark