Ka arritur në 41 numri i personave të vrarë në sulmet terroriste të natës së mbrëmshme në Aeroportin e Stambollit.
Lajmi është konfirmuar nga guvernatori i Stambollit, Vasip Sahin, i cili njoftoi se janë edhe 230 persona të lënduar.
Më herët gjatë ditës, Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, tha se grupi militant Shteti Islamik dyshohet se ka kryer sulmin.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se sulmi duhet të shërbejë si pikë kthese në luftën globale kundër terrorizmit.
“Bombat që kanë shpërthyer në Stamboll, mund të kenë shpërthyer në çdo aeroport në secilin qytet të botës”, tha Erdogan.