Arritja e Zelenskyt në Washington, këto territore ukrainase pritet të jenë pjesë e bisedimeve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Arritja e Zelenskyt në Washington, këto territore ukrainase pritet të jenë pjesë e bisedimeve

    Insajderi
    18 August 2025 - 08:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Udhëheqësi rus Vladimir Putin ka bërë disa lëshime në lidhje me “shkëmbimet e tokave” që po kërkon.

    Një gjë të tille e tha për CNN i dërguari i Presidentit Donald Trump, Steve Wikoff, megjithëse detajet e këtyre diskutimeve nuk janë bërë të qarta, përcjell Insajderi.

    As Putini, as ndonjë figurë në qeverinë ruse, nuk ka dhënë shenja për tërheqje nga kërkesa e Moskës që të katër rajonet duhet t’i jepen kontrollit të saj.

    Të dielën, Trump prezantoi mesazhin mbi lëshimet që ai tha se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky duhet t’i bëjë, duke thënë se Ukraina duhet të heqë dorë nga rimarrja e Krimesë, të cilën Rusia e aneksoi ilegalisht në vitin 2014, dhe nga kërkesa për anëtarësim në NATO.

    Gjithashtu në diskutim janë Donetsku, Luhansku, Zaporizhzhia dhe Khersoni, katër rajone të Ukrainës që Rusia i aneksoi ilegalisht në vitin 2023.

    Luhansku është i vetmi rajon që Rusia e ka pushtuar pothuajse tërësisht. Ajo nuk ka arritur të marrë rripin kyç të fortifikuar të qyteteve në Donetsk. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark