Arsenali e "mërdhin" Real Madridin, ia shënon edhe golin e tretë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Arsenali e “mërdhin” Real Madridin, ia shënon edhe golin e tretë

    Insajderi
    08 April 2025 - 22:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arsenal është në epërsi të trefishtë kundër Real Madridit në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

    Goli i tretë po ashtu erdhi nga një mesfushor: Mikel Merino. Goli u shënua në minutën e 75-të, ku mesfushori u gjind si një sulmues në 16-metërshin e madrilenëve, shkruan Insajderi.

    Dy golat e tjerë u shënuan nga Declan Rice, i cili pati një paraqitje fantastike sonte ku shënoi që të dy golat nga goditja e dënimit.

    Arsenal po avancon me rezultat 3-0 kundër Real Madridit aktualisht. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark