Arsenali rikthehet te triumfi në Premier Ligë, i prish debutimin trajnerit që fitoi Ligën e Europës - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Arsenali rikthehet te triumfi në Premier Ligë, i prish debutimin trajnerit që fitoi Ligën e Europës

    Insajderi
    13 September 2025 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arsenali kthehet te fitorja në Premier Ligë. Pas humbjes kundër Liverpulit në javën e tretë, “Topçinjtë” kanë mposhtur me shifrat 3-0 Notingam Forest. 

    Sfida u zhbllokuan nga Zubimendi në të 32-ën ndërsa Gyokeres dyfishoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë.

    Ndeshja u vulos nga Zubimendi i cili shënoi të treti në të 79-ën.

    Ky debutim kthehet në makth për trajneri Ante Postekoglou i cili mori drejtimin e Notingamit pas shkarkimit të Nunjo Espirito. Kujtojmë Postekoglu fitoi Ligën e Europës me Totenhemin.

    Me këtë fitore skuadra e Artetës merr përkohësisht vendin e parë me 9 pikë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark