Arsenali shpëton nga dy episode, fiton me golat e shënuar në pjesën e dytë  - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Arsenali shpëton nga dy episode, fiton me golat e shënuar në pjesën e dytë 

    Insajderi
    24 August 2024 - 20:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arsenali ka marr një fitore të madhe ndaj Aston Villas si mysafir me rezultat 2-0 në kuadër të javës së dytë të Ligës Premier. 

    Rastin e parë në ndeshje e kishin topçinjtë, kur Emiliano Martinez ia mohoi golin Bukayo Sakas. 

    Në minutën e 25-të, Aston Villa ka mundur lehtë të merrte epërsinë, por Ollie Watkins me David Rayan i vetëm nuk arriti të shënojë, duke gjuajtur jashtë. 

    Edhe në fillimin e pjesës së dytë, Aston Villa kishte një super mundësi, por gjuajtja e Amadou Onanas u ndal nga shtylla, ndërsa nga topi i kthyer Watkins gjuajti me kokë, por David Raya bëri një pritje të madhe. 

    Arsenali në rastrin e parë serioz arriti të shënojë dhe atë fal Leandro Traossard i cili ishte i saktë në minutën e 67-të për 1-0. 

    Pas dhjetë minutash, skuadra e Mikel Artetas arriti të sigurojë fitoren, ku Bukayo Saka pasoi te Thomas Partey i cili me një gjuajtje të saktë shënoi për 2-0. 

    Arsenali merr tri pikë, duke mbetur në krye me gjashtë sosh deri më tani, ndërsa Aston Villaka tri pikë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark