Arsenali transferoi një “bishë” të vërtetë, Gyokeres theu rekordin për fuqinë e gjuajtjeve - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Arsenali transferoi një “bishë” të vërtetë, Gyokeres theu rekordin për fuqinë e gjuajtjeve

    Insajderi
    31 July 2025 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Blerja e re e Arsenalit, Viktor Gyokeres, ka treguar pse konsiderohet si një nga transferimet më të mëdha të afatit kalimtar të verës, si në Angli ashtu edhe në mbarë botën.

    Edhe pse dihet tashmë se futbolli i sotëm ka arritur një nivel të pabesueshëm dhe se lojtarët e futbollit i kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje formës fizike, disa ende na befasojnë me aftësitë e tyre.

    Njëri prej tyre është Viktor Gyokeres, i cili në seancën e fundit stërvitore të klubit të tij të ri gjuajti me 130 km/orë, që është më e shpejtë se gjuajtja më e fuqishme e regjistruar në Ligën Premier sezonin e kaluar kur Alexander Isak shqeu rrjetën e Liverpoolit, dhe ky gol i fitoi suedezit çmimin ‘Oracle’ për golin më të fuqishëm.

    Pavarësisht faktit që është një seancë stërvitore, sulmuesi i Arsenalit dha një aluzion se çfarë mund të presin mbrojtjet kundërshtare në sezonin e ardhshëm.

    Kujtojmë se Arsenali ra dakord me Sporting Lisbonën për të transferuar golashënuesin më produktiv evropian Gyokeres, për shërbimet e të cilit pagoi 63.5 milionë euro kompensim.

    Gjatë dy sezoneve të fundit, suedezi shkëlqeu me fanellën e Sportingut, për të cilën shënoi 54 gola në 52 ndeshje sezonin e kaluar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark