×
  • Lajme
  • Lajme

    Arsenijeviq i del në krah të akuzuarit për terrorizëm, Milan Radoiçiq

    Insajderi
    16 September 2024 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Politikani serb nga veriu i vendit, Aleksandar Arsenijeviq ditë më parë ishte i ftuar në një debat televiziv në gjuhën serbe. Bashkë me të ishte edhe ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq.

    Ky i fundit ishte i ashpër me grupin e Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselenoviqit. I pari tashmë i akuzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për terrorizëm, bashkë edhe me 46 persona të tjerë, në rastin e ndodhur më 24 shtator 2023 në Banjska, raporton Insajderi.

    Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, në një paraqitje të ftuar në televizionin opozitar N1, anëtarët e Listës Serbe i ka quajtur kriminelë të thekur.

    Por, ndryshe nga ai ka qenë politikani kosovar, i bërë më famë kohët e fundit, Aleksandar Arsenijeviq.

    Ai ishte kundër qëndrimeve të ish-Presidentit Tadiq edhe për Radoiçiqin, tashmë i akuzuar për terrorizëm.

    “Askush nuk mund të presë që ne t’i quajmë terroristë” tha Arsenijeviq, derisa po i ndërhynte Tadiqit kur ai me emër i përmendi Radoiçiqin e Veselenoviqin.

    Ai madje shkoi tutje duke shtuar se sipas tij, serbët në Veri askush nuk mund ti “shikojë në atë mënyrë dhe se ne kemi qenë pengjet e tyre”, tha Arsenijeviq derisa po mbronte Radoiçiqin dhe jo vetëm atë.

    Aleksandër Arsenijeviq ditë më parë mori famë për shkak të disa aksioneve, përfshirë edhe atë ku i fishkëlloi Kryeministrit Albin Kurti, për çka për pak kohë u ndalua nga Policia e Kosovës.

    Ai ishte ndaluar edhe javë më parë për shkak të një aksioni tjetër tek ura e Ibrit.

    Mbetet ende e pa qartë nëse Arsenijeviq ka ndonjë lidhje direkte me të akuzuarin për terrorizëm, Milan Radoiçiq, i cili dihet se ka mbajtur lidhje e kontakte me njerëz të botës së biznesit, politikës, e edhe krimit sa ishte zyrtarisht nënkryetar i Listës Serbe.

    Ai njihet po ashtu për atë që në jahtin e tij në Budva dhe në pronat e tij në Kopaunik ka ftuar njerëzit me të cilët mbante raporte private. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark