Një mësimdhënës, është arrestuar dje (e premte) në Dragash, pasi dyshohet se e ka rrahur nxënësin.
Policia njofton se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq i dyshuari, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
“Viktima mashkull kosovar i mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga arsimtari, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.