Arsyeja kryesor pse Kosova e refuzon "Ballkanin e Hapur" sipas Vjosa Osmanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arsyeja kryesor pse Kosova e refuzon “Ballkanin e Hapur” sipas Vjosa Osmanit

    Insajderi
    05 July 2022 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova nuk e pranon “Ballkanin e Hapur”, sepse nuk trajtohet si palë e barabartë, ka thënë të martën. presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

    Gjatë një forumi të organizuar nga “Qendra për Perspektivë Evropiane”, Osmani ka thënë se Serbia e trajton Kosovën si ‘Kosova dhe Metohija”, dhe mbi bazën e kësaj refuzojnë.

    “Kosova është shtet dhe nuk është ftuar si e tillë”, ka thënë Osmani.

    Ajo po ashtu e ka përmendur edhe mbështetjen që ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavror i ka dhënë “Ballkanit të Hapur”.

    “Rusia i ka dhënë mbështetje Ballkanit të Hapur. Ne jemi për Procesin e Berlinit pasi na ofron më afër me Bashkimin Evropian”, ka thënë Osmani.

    Ajo ka shtuar se kanë shumë shqetësime në lidhje me Ballkanin e Hapur, pasi sipas saj “Serbia do ta dominonte atë”.

    E rrezikun e ka parë te shpërndarja e hegjemonisë ruse në Ballkan.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark