×
  • Sport
  • Sport

    Arsyeja pse lojtarët e Anglisë do të mbajnë shirita të zi në ndeshjen ndaj Finlandës

    Insajderi
    10 September 2024 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lojtarët e Anglisë edhe një herë tjetër do të mbajnë shirita të zi për ndeshjen ndaj Finlandës në Ligën e Kombeve, pasi këtë e kishin bërë edhe në fitoren me rezultat 2-0 ndaj Irlandës.

    ‘Tre Luanët’ u futën në fushë në Dublin duke mbajtur shirita të zi në krah në kujtim të ish-trajnerit Sven-Goran Eriksson, i cili ndërroi jetë muajin e kaluar në moshën 76-vjeçare.

    Eriksson kishte njoftuar gjatë janarit se ai është diagnostifikuar me kancer terminal të pankreasit.

    Suedezi kishte marrë drejtimin e Anglisë mes viteve 2001 dhe 2006 dhe i kishe drejtuar ata në tri gara duke përfshirë edhe Botërorin e vitit 2006.

    Pasi u largua nga kjo pozitë, Eriksson pati disa aventura të tjera në futbollin anglez me Manchester Cityn dhe Leicesterin, po ashtu një periudhë të shkurtër si drejtor i futbollit tek Notts County.

    Federata Angleze e Futbollit ka planifikuar që t’i bëjnë homazhe suedezit para ndeshjes së sotme (e martë) ndaj Finalndës.

    Si pjesë e këtij homazhi, lojtarët e Anglisë do të mbajnë shirita të zi në krah gjatë ndeshjes.

    “Askush nuk mund ta harrojë fitoren me rezultat 5-1 në Munich ndaj Gjermanisë nën urdhrat e Sven. Ai do të njihet dhe do të mbahet mend  gjithmonë për punën e tij të jashtëakonshme me Anglinë dhe kontributin e tij për këtë lojë”, ka thënë shefi i Federatës Angleze të Futbollit, Mark Bellingham.

    “Në emër të kolegëve të mi në Federatë, të kaluarën dhe të tashmën, mendimet tona janë me miqtë e tij dhe familjen sot”, përfundoi ai./Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark