Arsyet përse fitoi Macron në Francë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Arsyet përse fitoi Macron në Francë

    Insajderi
    07 May 2017 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emmanuel Macron, sipas rezultateve të para, është presidenti i ri në Francë.

    Politikani i ri ka shkaktuar tërmet në politikën franceze, sipas BBC-së.

    Ai u inkuadrua në qeveri një vit më parë, ndërsa në moshën 39-vjeçare tani ka fituar në balotazh për t’u bërë presidenti i ri francez.

    Këto janë pesë arsyet kryesore përse ai fitoi zgjedhjet presidenciale, sipas BBC-së:

    Ishte me fat

    Skandali që goditi kandidatët tjerë i ka sjellë fat kandidatit Macron.

    Ishte i qetë dhe dinak

    Macron ka përcjell me vëmendje lëvizjet politike si Podemos në Sanjë dhe lëvizjet në Francë, dhe në vitin 2016 në prill kishte nisur një lëvizje “popullore” dhe katër muaj më pas ishte tërhequr nga qeverisja e presidentit François Hollande.

    Provoi diçka të re në Francë

    Pasi themeloi lëvizjen e re të tij ai nisi fushatë interesante duke “vizituar 300 mijë shtëpi” për të dëgjuar qytetarët dhe për të shpalosur programin e tij.

    Kishte mesazh pozitiv

    “Politikani i ri” që ishte në qeverisjen e presidentit Hollande kishte program radikal për të ndryshuar sektorin publik. Ishte fushata perfekte kundër kandidatëve të tjerë.

    Ishte kundër Marine Le Pen

    Me tonin e tij optimisht, Macron nuk e pati të vështirë ndaj kandidates Marine Le Pen që kishte thirrje negative s- anti-imigrim, anti-BE dhe anti-sistem.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    20 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark