Arsyet pse disa gra refuzojnë martesën - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Arsyet pse disa gra refuzojnë martesën

    Insajderi
    01 February 2022 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më poshtë janë disa arsye pse disa gra refuzojnë të martohen.

    Eksperienca të këqija me një martesë të mëparshme

    Marrëdhëniet kërkojnë punë në mënyrë sistematike dhe shumë intensive. Për disa gra është e vështirë t’ja rifillojnë nga e para kur puna dhe mundi i një martese përfundoi në lodhje mendore dhe dështim, transmeton lajmi.net.

    Suksesi mund të ndryshojë prioritetet

    Kur një grua është e privilegjuar ose shumë e suksesshme, martesa vjen shumë kollaj-ose jo. Për më tepër një gruaje nuk i duhet një bashkëshort që është avokat i një korporate të fuqishme kur ajo vetë është avokate e një korporate të fuqishme.

    Të përfitosh nga mundësitë profesionale ose ekonomike që të jepen, mund të jetë  e vështirë kur duhet t’i përkushtohesh një bashkëshorti po aq ambicioz ose me një axhendë jete të ndryshme. Kjo lloj femre mund të zgjohet çdo ditë me sfida të reja interesante dhe të mendojë: “është më mirë të pres”.

    Nuk janë të gatshme të bëjnë kompromise tradicionale

    Një grua që nuk është dakord të gatuajë e të pastrojë ose të jetë prindi që shoqëria preferon. Ajo nuk takon burra që s’duan llojin e femrës që ajo është.

    Taksa e martesës

    Disa femra i pengon fakti që martesa përfshin edhe një kosto ekonomike. Asaj do t’i duhet të paguajë më shumë nëse martohet me dikë që fiton aq sa ajo ose më shumë.

    Duke pritur të duhurin

    Këto janë gratë që presin për njeriun e duhur ose për atë që do të bien në dashuri dhe ai do t’i dojë po aq sa e duan ato. Nëse ky mashkull nuk vjen, atëherë ato preferojnë të vazhdojnë vetëm. Ndërsa femrat bëhen më përzgjedhëse, edhe më shumë faktorë hyjnë në ekuacionin e martesës.

    Thjesht nuk kanë nevojë ta bëjnë të ligjshme marrëdhënien e tyre

    Shumë gra zgjedhin ta ndajnë jetën e tyre me një partner pa ndjerë nevojën për t’u martuar. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark