Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se Kosova është në një krizë të thellë politike dhe për këtë, sipas Limajt, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Në një intervistë me Televizionin Publik, i pari i NISMA-s ka deklaruar se Qeveria e Kosovës po ia kthen shpinën problemeve.
“Parlamenti i Kosovës nuk funksionin dhe nuk ka kuorum as për miratimin e ligjeve”, ka thënë Limaj në emisionin ‘Debat’ në RTK.
Kjo gjendje, tha ai, është shpërndarë në gjitha institucionet e Kosovës.
Andaj, sipas tij është e nevojshme të shkohet drejt mocionit të mosbesimit për t’i hapur rrugë vendit për zgjedhje të parakohshme.
“Kjo për me iu dhanë mundësi qytetarëve dhe partive politike për një rifreskim për qeverisjen e ardhshme”, ka thënë kreu i NISMA për Kosovën. /Insajderi.com