Arsyet pse Putini nuk e do Hillaryn për presidente të ShBA-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Arsyet pse Putini nuk e do Hillaryn për presidente të ShBA-së

    Insajderi
    17 October 2016 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Derisa Tramp thotë qe Hillary Clinton është shumë e dobët për të qenë presidente e Shteteve të Bashkuara, nga ana tjetër, presidenti rus, Vladimir Putin, duket se ka frikë që Hillary Clinton të zgjidhet në krye të ShBA-së.

    Vladimir Putin i druhet faktit ta shoh ish-sekretaren e Shtetit të marrë në duar postin më të lartë drejtues të Shteteve të Bashkuara, shkruan CNN.

    Dëshmia është në rritje se Rusia është duke punuar në mënyrë aktive për të minuar perspektivat presidenciale Clintonit.

    Disa nga arsyet që Putin nuk e do Clintonin, CNN radhitë “Armiqësinë personale” të Putinit me Clintonin që përkon me qëllimet e tij më të mëdha strategjike. Vitin e fundit, ai ka ndryshuar tërësisht politikën e brendshme dhe të jashtme të Rusisë. Putin po sfidon ShBA-të, NATO-n dhe Bashkimin Evropian, në çdo hap. Pavarësisht se për momentin ka një ekonomi të tkurrur, Rusia po e përdorë fuqinë e saj ushtarake për ta kthyer veten në një lojtar kyç në skenën botërore.

    Kur “hacker”-at publikuan “e-mail”-et e Komitetit Kombëtar Demokrat, vetëm disa orë përpara Konventës së demokratëve, specialistët e sigurisë gjetën gjurmë të agjentëve rusë.

    Ai e konsideron ish-sekretaren e Shtetit si një mbështetëse të opozitës ruse. Në vitin 2011, shefi i Kremlinit u përball me protestat më të mëdha që vendi ka parë, që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Ai ka shërbyer dy mandate si president, maksimumi i lejuar, e befasisht ka shfaqur ambicien për një mandat të tretë./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark