Arsyetohen shpenzimet e deputetëve për karburant, Berjani: Janë në suaza të normales - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arsyetohen shpenzimet e deputetëve për karburant, Berjani: Janë në suaza të normales

    Insajderi
    04 February 2022 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shpenzimet për karburante që kapin vlerat e afro 900 euro për dy muaj nëntor-dhjetor nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës po cilësohen si normale nga kryetari i Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjani.

    Berjani si njohës i kësaj industrie në prononcim për Gazetën Insajderi, shpenzimet e deputetëve po i arsyeton edhe me rritjen e çmimeve që kanë pësuar derivatet së fundmi në Kosovë.

    “Sa i përket shpenzimeve të deputetëve për derivate për muajin nëntor-dhjetor janë në suazat e normales dihet se derivatet qysh nga muaji nëntor janë në rritje”, ka thënë ai.

    Sipas Berjani një rrugë në relacionin Prizren-Prishtinë kushton hiç më pak e hiç më shumë se 35 euro.

    “Një rrugë Prizren-Prishtinë kushton 35 euro. 25 litra x 1.28 cent e 32 euro. Përafërsisht i ka 100 km”, tha ai shkurt.

    Mbrëmë nëpër media janë bërë publike shpenzimet e karburanteve që kanë bërë deputetët e Kuvendit të Kosovës. Listës sipas të dhënave vërehet se i prijnë më së shumti deputetët e partisë në pushtet. Me gjashtë deputetë. Yllëza Hoti e VV-së me 810 euro, Gramos Agusholli, VV 630 euro, Agon Batusha, VV me 570 euro, Artan Abrashi i VV me 690 euro, Fatmire Kollçaku e VV-së me 660 euro, Haxhi Avdyli me 630 euro.

    Në 12-ësh e parë hyjnë edhe Pal Lekajt i AAK-së me 870 euro, Hajdar Beqa i PDK-së me 750 euro, Armend Zemaj i LDK-së 690 euro, Duda Balje me 870 euro, Albina Bytyqi me 780 euro,dhe Mergim Lushtaku me 540 euro. /GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark