Art Abazi ironizon hapur me Dimal Bashën - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Art Abazi ironizon hapur me Dimal Bashën

    Insajderi
    26 August 2025 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dimal Basha është zgjedhur sot me 73 vota si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Por menjëherë pas votimit, në rrjetet sociale nisi të qarkullojë një foto e dëftesës së tij të shkollës së mesme, ku shihen disa nota të ulëta në lëndë të ndryshme.

    Publikimi i dëftesës solli menjëherë reagime dhe ironi nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët komentuan se notat nuk e përcaktojnë domosdoshmërisht suksesin në karrierë apo arritjet politike.

    Ndër reagimet më interesante ishte ai i këngëtarit Art Abazi, i cili publikoi në “Instagram” një bisedë me familjen e tij.

    Në chat, shkruhej me humor se notat e tij në shkollë kanë qenë më të larta se ato të Kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit.

    “Vallai, Art i ka pasë notat ma t’nalta, pa asnjë dyshim,” shkroi vëllai i tij Dreni në bisedë, duke e shoqëruar me foton e dëftesës së Bashës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark