Art Ahmeti fton qytetarët në tubimin përmbyllës të LDK-së në Prishtinë - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Art Ahmeti fton qytetarët në tubimin përmbyllës të LDK-së në Prishtinë

    Insajderi
    09 October 2025 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për Asamblenë Komunale nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Art Ahmeti, po zhvillon takime të shumta bashkë me kryetarin e Degës LDK-së, Florian Dushi, dhe kandidatin për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama.

    Gjatë ditës së djeshme, ata vizituan kompaninë “KiKxxl & evroTarget L.L.C”, ku e përgëzuan për sukseset e arritura dhe kontributin në krijimin e vendeve të punës.

    Ahmeti, i cili në këto zgjedhje garon me numrin 44, ka ftuar qytetarët e Prishtinës të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të LDK-së që do të mbahet më 10 tetor, ora 18:00, në AMC Hall.

    “Prishtinë. Tubimi i madh përmbyllës i kryeqytetit. 10 tetor, 18:00 – AMC HALL”, ka shkruar Ahmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Zgjedhjet 2025
    09 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark