Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit është deklaruar sërish për rastin rreth dyshimeve për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e një tjetri.
Artani ka deklaruar edhe njëherë se Fatoni ka qenë në Gjermani dhe ia ka vjedhur pasaportat.
Sipas tij ai nuk ka qëndruar asnjëherë në Kosovë, i përmend 4 shtete të huaja, shkruan Insajderi.
“Jam kanë në policinë gjermane, kam qëndru për 6 – mu ata më kanë lënë të lirë, që nuk kam kurgjo të bëjë me këtë vepër…Pasporten tem, të Gjermanisë dhe tq Kosovës, Fatoni u kanë para dy dite u kanë në Gjermani, se Fatoni rregullisht u kanë jashtë shtetit nuk u kanë në Kosovë”, tha ai në Pressing.
“Nuk ka banu tek unë ai, unë i kam thënë atij këtu nuk ki vend tek unë, se nuk du me prishë familjen, nuk du probleme”.
“Ai u ardhë në 7 mëngjes edhe i ka ra ziles, jam dalë kam këqyre nuk ia kam qel derën, vetëm me ofl diçka me ty edhe u kry, ja kam hap derën u ngjitë nalt ka nejt 1 orë, unë i kam thanë prej këtuhi largohu, se këtu të kapin policia, nuk du me pasë problem me shtet”, u shpreh ai.
“Ai u kanë tu nejt në Spanje, Austri, Itali edhe Slloveni…”, deklaroi Artani.
Artan Hajrizi po ashtu ka treguar se kuletën e lenë mbi tavolinë, prej ku pretendon se Fatoni ia vodhi dokumentet.