Artan Nimani, 25-shi i AAK-së: Ja 137 arsye për ta çuar Kosovën përpara – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Artan Nimani, 25-shi i AAK-së: Ja 137 arsye për ta çuar Kosovën përpara

    Insajderi
    07 February 2025 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma, Artan Nimani, tha se janë 137 arsye se pse duhet votuar ky koalicion.

    Nimani nga tubimi në Gjakovë theksoi se aty u vendos për fitore.

    Ai ka premtuar se edhe do ta çojnë Kosovën në NATO.

    “Ne kemi 137 arsye për të thënë JO kësaj qeverie të dështuar dhe 137 arsye për të mbështetur këtë koalicion të vlerave!

    Para 25 vitesh, këta liderë, bashkë me shumë nga ju që jeni në këtë sallë, e sollën NATO-n në Kosovë. Sot, pas 25 vitesh, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, do ta çojmë Kosovën në NATO!

    Më 9 shkurt, votoni nr. 25! Vota juaj për mua është nder, obligim dhe përgjegjësi. Nëse besoni se mund të jem zëri juaj, do të jem përjetësisht mirënjohës dhe borxhli”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    137 arsye për ta çuar Kosovën përpara – Gjakova vendos për fitore

    Sot dola para jush me ndjenjën më të thellë të përgjegjësisë dhe krenarisë – krenar për prejardhjen time, për historinë e familjes sime, për trashëgiminë e luftës dhe sakrificës që na ka sjellë deri këtu.

    Jam stërnipi i Mete Sylës dhe Çel Ahmetit – luftëtarë të Grykës së Kaçanikut dhe Plavë-Gucisë. Nipi i Fazli Metës, intelektual e luftëtar i pathyeshëm, i cili vuajti dekada në Goli Otok për idealet e tij. Djali i Mete Nimanit, veteran i arsimit dhe lëvizjeve çlirimtare, bashkëudhëtar i Fadil Nimanit – Komandant Tigrit, Gjeneralit të UÇK-së , e i 32 luftrtarve djem e vajza nga familja ime, të cilët u vunë në shërbim të atdheut në emblemen e UÇK-së.

    Po të ishte gjallë Fadili ynë, ai do të ishte sot në krah të këtyre dy liderëve, ashtu siç ishte në luftë. Sepse historia ka treguar se kush qëndron në anën e drejtë të saj. E di që na sheh nga parajsa dhe miraton vendimin tim për të kandiduar për deputet.

    Ne kemi 137 arsye për të thënë JO kësaj qeverie të dështuar dhe 137 arsye për të mbështetur këtë koalicion të vlerave!

    Para 25 vitesh, këta liderë, bashkë me shumë nga ju që jeni në këtë sallë, e sollën NATO-n në Kosovë. Sot, pas 25 vitesh, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, do ta çojmë Kosovën në NATO!

    Më 9 shkurt, votoni nr. 25! Vota juaj për mua është nder, obligim dhe përgjegjësi. Nëse besoni se mund të jem zëri juaj, do të jem përjetësisht mirënjohës dhe borxhli!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark