Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani, ka deklaruar se Cërmjani i Dushkajës mbetet një bazë e fuqishme e mbështetjes për AAK-në dhe koalicionin “Kosova Fituese” me numrin 137.
Nimani tha se pritja madhështore e organizuar aty është një dëshmi e qartë e besimit dhe përkushtimit të qytetarëve ndaj liderëve të AAK-së, të cilët kanë mbrojtur vendin gjatë luftës dhe tani po e ndërtojnë atë.
Nimani kujtoi se një nga premtimet e tij për Cërmjanin ishte ndërtimi i Sallës së Sporteve dhe Stadiumit të KF Dushkaja, projekte që tashmë janë realizuar dhe janë dëshmi e përkushtimit të tij për zhvillimin e infrastrukturës dhe jetës së qytetarëve.
“Me numrin tim 25 në listë, kërkoj mbështetjen tuaj për të vazhduar përkushtimin ndaj komunitetit tonë dhe për të çuar përpara projekte që pasurojnë jetën e qytetarëve tanë,” tha Nimani.
Ai gjithashtu falënderoi strukturat e AAK-së dhe kryetarin Shaban Luma për organizimin e këtij tubimi madhështor.
Nimani u shpreh se Cërmjani dhe e gjithë Dushkaja janë mbështetje e fuqishme për “Kosovën Fituese” dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.