Kandidati për deputet, Artan Nimani ka treguar se koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ka filluar fushatën nga Prekazi.
Ai këtë vend e quajti Mekë dhe Jerusalem shqiptar.
“Sot, me krenari dhe përkushtim, filluam zyrtarisht rrugëtimin për Kuvendin e Kosovës nga Prekazi legjendar, vendi ku u vendosen themelet e lirisë dhe pavarësisë sonë – Meka dhe Jerusalemi shqiptar.
Kosova Fituese, me numrin 137, është opsioni më i sigurt për mbrojtjen e vlerave kombëtare, ruajtjen e identitetit tonë dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Si pjesë e këtij koalicioni, mbaj numrin 25 në listën tonë, dhe kjo është një përgjegjësi që buron nga betimi ynë në Prekaz – për të çuar përpara sakrificat dhe idealet kombëtare”, ka shkruar Nimani.