Kandidati për deputet nga AAK, Artan Nimani është takuar me banorët Vitisë, për të cilët thotë se është pritur ngrohtësisht.
Ai ka kërkuar votën në Viti, duke prezantuar se Koalicioni ‘Kosovën Fituese 137’, i udhëhequr nga Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, është garancia e një të ardhmeje të ndritur për Kosovën-për drejtësi, zhvillim dhe dinjitet kombëtar.
Postimi i plotë:
Pas takimeve madhështore në Ferizaj dhe Kaçanik, po e mbyllim këtë ditë të jashtëzakonshme me qytetarët e Vitisë në këtë takim të ngrohtë dhe mbështetës këtu në Viti, e ndiej veten jashtëzakonisht krenar për përkrahjen e miqve dhe shokëve të idealit!
Koalicioni ynë ‘Kosovën Fituese 137’, i udhëhequr nga Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, është garancia e një të ardhmeje të ndritur për Kosovën-për drejtësi, zhvillim dhe dinjitet kombëtar.
Më 9 shkurt, ju ftoj që me votën tuaj të mbeshtesni kandidatët e listes sone dhe për numrin 25 të më jepni mundësinë të jem zëri juaj në Kuvend.
Së bashku, do ta bëjmë Vitinë dhe Kosovën fituese!
Fitorja është e jona!