Artan Nimani me takim madhështor në Ponoshec e Bokë: Koalicioni ynë është në zemrat e qytetarëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Artan Nimani me takim madhështor në Ponoshec e Bokë: Koalicioni ynë është në zemrat e qytetarëve

    Insajderi
    28 January 2025 - 20:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga AAK, Artan Nimani, ka ndarë pamje nga takimi madhështor në Ponoshec dhe Babaj të Bokës.

    “Koalicioni ynë është në zemrat e qytetarëve”, tha ai.

    Postimi i plotë:

    Takim madhështor në Ponoshec dhe Babaj të Bokës: Koalicioni ynë është në zemrat e qytetarëve

    Ponosheci dhe Babaj i Bokës dëshmuan edhe një herë përkushtimin e tyre ndaj vlerave kombëtare dhe vizionit për një Kosovë më të fortë dhe më të drejtë. Në një tubim madhështor, banorët e këtyre fshatrave treguan mbështetjen e tyre të palëkundur për Koalicionin për Kosovën Fituese, me numrin 137.

    Këto vende, që historikisht i kanë qëndruar pranë Ramush Haradinajt në luftë dhe në paqe, dëshmuan se vazhdojnë të jenë zëri i sakrificës dhe qëndresës. Fryma e unitetit dhe mbështetja e madhe e banorëve për vizionin e Koalicionit janë garancia e fitores dhe ndryshimit të duhur për Kosovën.

    Me numrin 25, unë, si përfaqësues i zërit tuaj në Parlament, angazhohem të mbroj dhe avancoj interesat e qytetarëve, duke u siguruar që kërkesat dhe nevojat e juaja të jenë gjithmonë në qendër të vendimmarrjes.

    Ponosheci dhe Babaj i Bokës kanë dhënë një mesazh të qartë: Së bashku drejt fitores! Koalicioni për Kosovën Fituese është zgjedhja e duhur për një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarët e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark