Kandidati për deputet nga koalicioni për Kosovën Fituese, Artan Nimani, ka marrë pjesë në një takim madhështor elektoral në Has.
“Hasianët, me punën dhe përkushtimin e tyre në Evropë bënë diplomaci brenda një viti, më shumë se Donika Gërvalla dhe Albin Kurti gjatë pesë viteve të qeverisjes” ka shkruar Nimani në Facebook duke treguar se kanë marr mbështetje të madhe atje.
Statusi i plotë:
Sonte, në një takim madhështor elektoral në Has, Damjani shpërfaqi frymën fituese të Koalicionit tonë të madh me mbështetjen e plotë për 137. Vota e tyre u garantua për Kosovën Fituese si një shtet i fuqishëm dhe i integruar në NATO me Ramush Haradinajn kryeministër.
Hasianët, me punën dhe përkushtimin e tyre në Evropë bënë diplomaci brenda një viti, më shumë se Donika Gërvalla dhe Albin Kurti gjatë pesë viteve të qeverisjes.
Takimi i sotëm dëshmoi mbështetjen e fuqishme për Kosovën fituese, duke më dhënë mua, me numrin 25, një përgjegjësi të madhe për të qenë zëri i tyre në parlament pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Së bashku, do të punojmë për një të ardhme të denjë për qytetarët tanë!