Kandidati për deputet nga Nisma, Artan Nimani, ka shprehur ngushëllime për familjen Rama, Mehmeti dhe Morina pas humbjes në mënyrë tragjike të tre fëmijëve të tyre në Jabllanicë të Gjakovës.
Postimi i plotë:
I tronditur nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës. Ngushëllime të sinqerta familjeve Rama, Mehmeti dhe Morina për humbjen e fëmijëve të tyre. Kjo është një dhimbje e madhe për familjet, shkollën dhe gjithë komunitetin.
U prehshin në paqe!
Ramë Mehmeti, Ideal Rama, Veton Morina, do të mbeteni gjithmonë në zemrat tona!😢😢😢