Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Artan Nimani, ka njoftuar se Reka e Keqe ka shprehur mbështetje të fuqishme për Koalicionin për Kosovën fituese 137.
Nimani tha se këto fshatra vazhdojnë të jenë simbol i mbështetjes së pathyeshme.
“Botushë, Molliq, Nivokaz, Brovinë, Stubëll dhe Berjah – këto fshatra, që dikur ishin zemra e qëndresës së Rekës së Keqe në luftën për liri, sot vazhdojnë të jenë simbol i mbështetjes së pathyeshme”, shkroi ai në Facebook.
Ai ka shtuar se banorët e Rekës së Keqe janë të angazhuar të përkrahin fuqishëm Koalicionin e udhëhequr nga AAK dhe kandidaturën e tij me numrin 25 në listën fituese.
“Ky rrugëtim i përbashkët për të ndërtuar një Kosovë më të fortë dhe më të drejtë vazhdon me besimin dhe përkushtimin e të gjithëve”, tha ai.