Artan Thaçi i dhuron Belgin Jasharit fanellën e veçantë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Artan Thaçi i dhuron Belgin Jasharit fanellën e veçantë

    Insajderi
    30 April 2025 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktori dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Artan Thaqi, i ka dhuruar futbollistit Belgin Jashari një dhuratë tejet të veçantë. Ai ka vendosur t’i dhurojë atij fanellën e Kosovës, e cila i përkiste babait të tij të ndjerë, aktorit Rasim Thaçi. Kjo fanellë ka një rëndësi të jashtëzakonshme, pasi iu dhurua aktorit të ndjerë nga legjenda e futbollit, Fadil Vokrri.

    Artani e ka zgjedhur këtë fanellë si dhuratë për futbollistin Belgin Jashari, i cili aktualisht luan për ekipin U-15 të Fushë-Kosovës.

    Në një postim në Instagram, Artani shprehu emocionet e tij dhe theksoi rëndësinë e dhuratës:

    “Belgin Jashari, tashmë ylli që shndrit në mbarë shqiptarinë, një dhuratë nga ana ime, dresën e Kosovës, të cilën legjenda Fadil Vokrri ia dhuroi babit tim, Rasim Thaçi. E unë me shumë zemër ia dhurova Belginit, ku presim të na përfaqësojë denjësisht”, shkroi Artani.

    Belgin Jashari, futbollisti i kategorisë U-15, është bërë kryetema e mediave javët e fundit pas një sulmi fizik që ai përjetoi gjatë një ndeshjeje. Një burrë, i cili kaloi mbi tribunat për të hyrë në fushë, e sulmoi atë dhe ofendoi me fjalë raciste dhe pezhorative.

    Futbollisti mori një mbështetje të madhe nga personalitete të ndryshme, përfshirë presidenten Vjosa Osmani dhe figura të tjera, si dhe autoritete të ndryshme, që e dënuan aktin dhe ofruan mbështetje për të. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark