Arteta konfirmon lëndimin e dy lojtarëve të rëndësishëm të Arsenalit, do të mungojnë për disa javë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Arteta konfirmon lëndimin e dy lojtarëve të rëndësishëm të Arsenalit, do të mungojnë për disa javë

    Insajderi
    21 May 2025 - 17:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka dhënë përditësime të rëndësishme mbi gjendjen fizike të dy lojtarëve kryesorë të skuadrës – Jurrien Timber dhe William Saliba – përpara ndeshjes kundër Southampton këtë fundjavë.

    Arteta konfirmoi se William Saliba do të qëndrojë jashtë fushave për disa javë, për shkak të një dëmtimi në muskujt e kofshës të pësuar në ndeshjen ndaj Newcastle, shkruan Insajderi.

    “Fatkeqësisht, William Saliba ka dëmtuar muskujt e kofshës dhe do të jetë jashtë për disa javë,” deklaroi Arteta në një konferencë për shtyp.

    Po ashtu, edhe Jurrien Timber do të mungojë për një periudhë të ngjashme, pasi iu nënshtrua një operacioni në kyçin e këmbës.

    “Jurien u operua dje në kyçin e këmbës, ndaj do të mungojë për disa javë,” shtoi trajneri i Arsenalit.

    Arteta komentoi edhe mbi progresin e Salibas, duke e vlerësuar si një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm për të ardhmen.

    “Ka ende shumë për të mësuar dhe përmirësuar, por është tashmë në një nivel shumë të lartë,” tha ai.

    Në lidhje me rikuperimin e Timber, Arteta u shpreh se është i impresionuar nga përkushtimi i lojtarit. “Nuk nënshkruam vetëm një lojtar, por një lider me karakter të veçantë,” përfundoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark