×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Arti i Edi Ramës, me 24 shkurt në Firence të Italisë

    Insajderi
    15 February 2017 - 21:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri shqiptar Edi Rama do të hapë këtë muaj ekspozitë në Firence të Italisë.

    Eduardo Secci Gallery do të jetë nikoqire e ekspozitës së Edi Ramës, “një personaliteti politik atipi i cili duke rritur vëmendjen ekologjike dhe artistike në shtetin e tij, ka ndihmuar në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë por edhe është përfshirë në disa procese urbane, sociale e etike” shkruhet në lajmin e hapjes së ekspozitës.

    Ekspozita në fjalë përmban vizatime, skulptura dhe gazeta muri, duke sjellë atmosferën e zyrës së Edi Ramës nga Shqipëria në Firence, ndërsa përfundon me projeksionin e Anri Salës në vitin 2000, shkruan KultPlus.com

    Rama ka lindur në vitin 1964 ndërsa ka mbajtur ekspozita në Sao Paulo Biennial, Centre Pompidou në Paris, Tophane i Amire Culture dhe Art Centre në Stamboll.

    Ekspozita do të hapet me datë 24 shkurt dhe do të qëndrojë e hapur deri me 8 prill. / KultPlus.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark