Arti në zi! Ndahet nga jeta mbretëresha e valles shqiptare, Liljana Cingu – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Arti në zi! Ndahet nga jeta mbretëresha e valles shqiptare, Liljana Cingu

    Insajderi
    05 February 2024 - 20:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shuhet në moshën 74 vjeçare mbretëresha e valles shqiptare, Liljana Cingu. Homazhet do të mbahen paraditen e së martës në hollin kryesor të TKOB-së. Valltarja e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore është nderuar me urdhrin “Mjeshtër i madh” për kontributin e dhënë.

    Në një reagim në Facebook, drejtoresha e TKOB-së, Abigeila Voshtina, shkruan:

    “E trishtë ndarja nga jeta e “Mbretëreshës së valles shqiptare”, Lili Cingu. Për vite me radhë, ajo ishte imazhi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke u dhënë jetë më shumë se 200 valleve të kërcyera prej saj. Lili Cingu i përket asaj plejade artistësh, që e ngjitën vallen shqipe në skenat më të mëdha të botës, duke treguar një Shqipëri tjetër, me kulturë dhe folklor të pasur.

    Sallës së provave të Ansamblit do t’i mungojë hapi i saj i lehtë, dhe fjala e saj e ëmbël. Por kjo ikje është vetëm fizike, sepse emri i saj do të jetojë bashkë me Ansamblin, e kudo që të kërcehet vallja shqipe, do të jetë edhe kujtimi i Lili Cingut me publikun që aq shumë e deshi dhe e vlerësoi.“


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark