Shfaqja teatrale “Ajo” e regjisores nga Mitrovica Marigona Bekteshi Ferati dhe autore nga Mitrovica Albana Muja, është ftuar në Festivalin Ndërkombëtar te Teatrit në Maroko.
Regjisorja Bekteshi-Ferati shprehet e lumtur dhe e nderuar për këtë ftesë e cila vërteton se arti shpesh arrinë t’i kalojë kufinjtë e politikës.
Ajo tha përInsajderin se ky është prezentimi i dytë ndërkombëtarë brenda disa muajve. Meqë Maroko nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës regjisorja tha se kjo i shtyen të punojnë edhe më fortë.
Pjese e shfaqjes janë: Mirsad Ferati, Rabije Kryeziu, Dori Çaushi, Albana Muja dhe Gëzim Hasani si dhe regjisorja Prof.Dr Marigona Bekteshi Ferati.
Kujtojmë që ky shfaqja “Ajo” është refuzuar nga teatri i qytetit të Mitrovicës.