Artistët e VV’së, diaspora preferon këngëtaren Edona Llalloshi para aktores Adriana Matoshi- Sa vota morën? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Artistët e VV’së, diaspora preferon këngëtaren Edona Llalloshi para aktores Adriana Matoshi- Sa vota morën?

    Insajderi
    03 March 2025 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 66.31 për qind të votave me postë nga diaspora.

    Lëvizja Vetëvendosje është subjekti politik më i votuar nga votat e diasporës, me 52,72 për qind nga 66,31 për qind të vendvotimeve të numëruara.

    Nga votat me postë, këngëtarja e cila po kandidon për herë të parë si deputete, Edona Llalloshi, po radhitet në mesin e 15 më të votuarve nga Lëvizja Vetëvendosje tek votat me postë.

    Ajo ka marrë 3,926 vota nga votimi me postë, prej 66,31 për qind të tyre të numëruara.

    Ndërkaq, Adriana Matoshi, deputetja aktuale e VV’së, ka 1,383 vota nga votat me postë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark