Fotografi të presidentit të Turqisë, Recep Erdogan, të veshur si Hitleri janë ngjitur në murin e Ambasadës turke në Berlin.
Artistët gjerman projektuan një foto të madhe të Erdogant të veshur si Hitleri dhe me mustaqet ngjashëm si të liderit gjerman të Luftës së Dytë Botërore.
Kjo ka ardhur si shenjë proteste për burgosjen e dy gazetarëve në Turqi.
Përveç fotografisë, në mure është shkruar edhe “Ai është kthyer” duke iu referuar Hitlerit.
“Ne si gjermanë e dimë çfarë ndodhë në etapat e para të diktaturës. Ngjashmëritë mes regjimit nazist dhe Turqisë së Erdoganit janë të frikshme,” ka thënë Oliver Bienkowski, një anëtar i grupit të artistëve që bëri këtë, njofton The Independent.
“Erdogan po sfidon lirinë e shtypit, ka burgosur shumë gazetar dhe politikanë,” ka thënë ai, duke shtuar se frikësohet se historia po përsëritet./Insajderi.com