Artistët i rikthehen kërkesës për paga sa profesorët universitarë - Insajderi
×
Kulturë

Artistët i rikthehen kërkesës për paga sa profesorët universitarë

Insajderi
04 February 2019 - 16:49
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Krijuesit e performuesit e artit e të kulturës nuk do të kenë zbritje të pagave aktuale siç parashihej me Projektligjin për paga.

Një gjë e tillë është arritur të bëhet nëpërmjet amendamentimit të Ligjit për pagat në sektorin publik, që është miratuar në Kuvendin e Kosovës mbrëmjen e së shtunës.

Ani pse nuk u janë prekur pagat që iu rritën tre muaj më parë, ambiciet e krijuesve e performuesve të institucioneve kulturore nuk ndalen me kaq. Synojnë paga të nivelit të profesorëve universitarë. Të ndarë në pesë kategori, me Ligjin e ri që hyn në fuqi pas nëntë muajsh do të kenë paga prej 812, 717, 621, 501 dhe 454 eurosh. Projektligji kishte paraparë krejt të tjera të ardhura për punonjësit e institucioneve të kulturës. Ishin shumë më të ulëta sesa ato që marrin nga nëntori në bazë të Rregullores për gradimin dhe pagat e krijuesve e të performuesve të kulturës dhe punonjësve të trashëgimisë kulturore. 657 euro ishte paga më e lartë që me Projektligj parashihej për performuesit e kulturës, shkruan Koha Ditore.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark